Murati: Ndryshimi i politikave fiskale duhet të bëhet pas shtrirjes së formalizimit

Murati: Ndryshimi i politikave fiskale duhet të bëhet pas shtrirjes së formalizimit

I ftuar në emisionin “7 Ditë me Panxhën”, Hekuran Murati, Ministër i Financave, tha se ndryshimi i politikave fiskale duhet të bëhet pas një analize por edhe pas shtrirjes së formalizmit në ekonomi.

“Në momentin kur ne kemi arritë ta formalizojmë ekonominë dhe ta kemi një pikturë më të qartë se si duket ekonomia jonë dhe sa është kapaciteti i mbledhjes me këto politika tatimore, tek atëherë mund ta vlerësojmë se cili do të jetë hapi i radhës sa i përket politikave fiskale.” – u shpreh ai.

Ndërsa sa i përket politikave tatimore, Murati deklaroi se janë çështje që duhet të shihen në formë afatgjate dhe duhet të bëhen bazuar në analiza.Reklama e sponzorizuar

“Çka mund të them me një siguri të plotë është që të hyrat duhet të rriten, sepse kemi të bëjmë më një bazë tepër të ngushtë tatimore. Ta zëmë tek tatimi në të ardhura personale, i vetmi tatim që mblidhet pothuajse është vetëm tatimi që mbahet në pagë, nuk ka pra asnjë tatim tjetër të deklaruar për të ardhurat tjera personale.”

Murati po ashtu shtoi se ka shumë lloje të tatimeve të cilat edhe me legjislacionin ekzistues, duhet të mblidhen po nuk mblidhen.

Kurse për Tatimin Dividend, Ministri Murati në emisionin “7 Ditë me Panxhën” në Klan Kosova, tregoi se ky tatim është i ndërlidhur edhe me tatimin në të ardhurat e korporatave. Përderisa theksoi nismën e marrë nga G20 që të ketë në prag në nivel global, sa i përket tatimit të të ardhurave të korporatave, ne mënyrë që të evitohet Parajsa Fiskale.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0