Murati: Kosova këtë vit do ta ketë përformancën më të mirë ekonomike në dy dekadat e fundit

Murati: Kosova këtë vit do ta ketë përformancën më të mirë ekonomike në dy dekadat e fundit

Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se ky vit do ta ketë përformancën më të mirë ekonomike në dy dekadat e fundit, në aspektin e të hyrave, të punësimit dhe zhvillimit ekonomik.

“Ne e kemi marrë qeverisjen me numra enorm të infektimit dhe me ndërhyrje minimale në pengim të ekonomisë kemi arritur ta sjellim situatën këtu ku është, nga 13 mijë raste aktive në rreth 400. Sa i përket rimëkëmbjes dhe rishikimit të buxhetit, duhet të theksohet se shpenzimi i buxhetit i është dedikuar Qeverisë. Ne jemi në përgatitje dhe shumë shpejt do ta sjellim në Kuvend. Ka qenë e pamundur rimëkëmbja pa e ditur hapësirën fiskale, por tash bashkë me rishikimin e buxhetit shumë shpejt paralelisht do t’i kemi të dyja edhe rishikimin edhe rimëkëmbjen. Sa i përket masave të Qeverisë së kaluar as nuk ka pasur hapje as mbyllje, numrat kanë qenë rekord e mjetet është parë se kujt i kanë shkuar”, ka thënë ai

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0