Murati: 10.43 milionë euro janë investuar në Bono të Diasporës

Murati: 10.43 milionë euro janë investuar në Bono të Diasporës

Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se 10.43 milionë euro janë investuar në Bono të Diasporës!.

Postimi i plotë i Muratit në “Facebook’

10.43 milionë euro janë investuar në Bono të Diasporës!

Dje ishte data e fundit për të investuar në emetimin e parë të Bonove të Diasporës. Ky emetim u përmbyll me sukses, duke arritur shumën totale prej mbi 10 milionë euro në emetimin e parë. 

Mjetet nga Bonot e Diasporës ne do t’i përdorim për të mbështetur prodhuesit vendorë në kuadër të Masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, dhe që tani do ta përcjell propozim vendimin për mbledhjen e radhës së Qeverisë. 

Më duhet t’i falenderoj të gjithë bashkatdhetarët për mbështetjen e vazhdueshme që i japin vendit, dhe për besimin në shtet. 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0