Molliqaj flet për sondazhet, thotë që VV ka shënuar rënie e PSD është në trend të rritjes!

Molliqaj flet për sondazhet, thotë që VV ka shënuar rënie e PSD është në trend të rritjes!

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë që është naivitet se si Vetëvendosje entuziazmohet nga rezultatet e sondazheve. Sipas tij, në sondazhet që po realizohen VV vetëm ka shënuar rënie krahasuar me zgjedhjet e qershorit 2017.

Molliqaj në Rubikon, tha që deputetët e dalur nga Vetëvendosja që tashmë janë PSD, ishin më të votuarit në zgjedhje.

“Grupi i dalur nga Vetëvendosja, ishin më të votuarit në zgjedhjet e qershorit. Prej qershori e deri në janar të këtij viti VV ka humbur 11 për qind të votueseve, në zgjedhjet e vitit 2017 VV ishte 32 për qind, ndërsa tash ka rënë në 21. Nëse një subjekt e sheh që ka pasur rënie dhe ka entuziazëm kjo është naivitet”, tha Molliqaj raporton Gazeta Blic.

Deputeti shtoi më tej, se PSD është në trend të rritjes ndërsa VV është në rënie, gjithashtu ai shtoi se PSD në zgjedhjet e ardhshme minimumin do t’i ketë 12 deputetë në Kuvend.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0