Moisiu i qëndron prapa deklaratës se Kosova është krahinë e Shqipërisë

Moisiu i qëndron prapa deklaratës se Kosova është krahinë e Shqipërisë

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, i qëndron prapa deklaratës së tij të dhënë kohë më parë në Prishtinë, se Kosova është krahinë e Shqipërisë.

“Kam thënë atë që ka qenë, atë që është, kam thënë realitetin. E kam thënë në Prishtinë në një aktivitet dhe kam thënë: siç është Myzeqeja siç është Labëria ashtu është dhe Kosova. Sepse kështu është. Flas për Shqipërinë që ka qenë si një territor i banuar nga shqiptarët. Seç ndodhi më vonë, me zhvillimet historike dhe këtu Evropa na ka një borxh të madh, duke nisur që nga Kongresi Berlinit…”, ka thënë se Moisiu, në një interesit për RTSH-në.

E ka sqaruar tutje këtë borxh të Evropës ndaj shqiptarëve.

“Na ka borxh. Më 1913 ministri i jashtëm i Anglisë në kongresin e ambasadorëve, kur u mbyll kjo punë, pasi raportoi në dhomën e komunave tha: ‘zotërinj ne bëmë një gjë të mirë. Vërtet mund të na kritikojnë’. Shqipërisë i kemi hyrë në hak, por rëndësi ka jo ajo çfarë i bëmë Shqipërisë, por ajo që ne arritëm të evitojmë përplasjen mes aleatëve të mëdhenj të Europës”, ka thënë Moisiu.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0