Miratohet rishikimi i buxhetit, rritja ekonomike pritet të jetë 7.9 për qind

Miratohet rishikimi i buxhetit, rritja ekonomike pritet të jetë 7.9 për qind

Qeveria e Kosovës ka miraruar rishikimin e buxhetit për vitin 2021, raporton EkonomiSot

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se rritja ekonomike për këtë vit parashihet të jetë 7.9 për qind. Ai tha se sipas analizave të mëhershme rezultatet kanë tejkaluar parashikimet. Sipas tij rezultatet e pritura për vitin 2023 po arrihen sivjet.

“Ministria ka përcjellë me vëmendje treguesit ekonomik, kryesisht ata fiskal përgjatë gjysmës së parë të vitit fiskal dhe këta tregues sinjalizojnë një rikuperim edhe më të shpejtë se sa që pritej. Nëpërmjet këtij rishikimi Qeveria synon mposhtjen e pandemisë dhe imunizimin e popullatës”.
“Si dhe prioritet tjetër i Qeverisë është edhe adresimi i rimëkëmbjes ekonomike që duhet të pasoj pa pandemisë. Sa i përket zhvillimeve makroekonomike të gjithë treguesit në dispozicion tregojnë për një rikuperim më të ndjeshëm se sa që pritej të aktivitetit ekonomik makro-fiskale krahasuar me projeksionet fillestare”.
“Të hyrat buxhetore kanë treguar një performancë tejet të kënaqshme gjatë pesë muajve të parë të vitit 2021. Duke marrë parasysh të gjithë këta faktorë vlerësimet tona tregojnë për një rimëkëmbje për një rritje ekonomike në terma nominal prej 7.9 për qind”.
“Duke marrë parasysh ecjen e deri tanishme por edhe pritjet për pjesën tjetër të vitit buxheti i rishikuar për vitin 2021 do të jetë 2 miliard e 516 milionë euro kurse të hyrat do të jenë 2 miliard e 43 milionë euro. Ky buxhet me shifrat paraprake ishin paraparë të arrihet te në vitin 2023. Me këtë rishikim rezultatet e vitit 2023 po i arrijmë dy vite më herët”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0