Miratohet Projektligjin për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve e prokurorëve

Miratohet Projektligjin për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve e prokurorëve

Me 73 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Për këtë projektligj, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në seancën e sotme ka thënë se përgjegjësia disiplinore e gjyqtarëve dhe prokurorëve është një nga bazat e llogaridhënies.


“Ligji aktual ka qenë i shoqëruar me një lëshim dhe në praktikë ka pasur gabime dhe ka qenë e pamundur të bëhet suspendimi ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Njëra nga bazat e llogaridhënies është çështja e përgjegjësisë disiplinore e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ka deklaruar ajo.

Përndryshe, Haxhiu në seancën e sotme ka bërë të ditur se nesër do të finalizohet drafti i parë i koncept-dokumentit për vetingun në sistemin e drejtësisë.

Haxhiu ka thënë se reforma më e madhe në sistemin e drejtësisë do të jetë vetingu.

“Më 15 qershor, finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit për vetingun në sistemin e drejtësisë. Nuk është në rregull të kemi një ligj me 3-4 ndryshime. Kjo duhet të adresohet sa më parë që të kemi ligje të integruara”, ka deklaruar ajo.

Përndryshe në vazhdimin e seancës së sotme do të diskutohet edhe për situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe për pika tjera.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0