Miratohet në parim Projektligji për punëtorët e arsimit 1990-99

Miratohet në parim Projektligji për punëtorët e arsimit 1990-99

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, u votua nga 74 deputetë. Me 71 vota për, 1 kundër, 2 abstenime, Kuvendi miratoi në parim projektligjin për statusin e punwëtorëve.

Pas pauzës Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme është duke diskutuar për projektligjin për njohjen e statutit të punëtorëve të arsimit të viteve 90-ta.

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Skender Reçica  ka thënë se kanë zhvilluar të gjitha procedurat për këtë projektligj, raporton EkonomiaSot.

Ai ka thënë se qëllimi i këtij projektligji është njohja e kontributit të punonjësve të arsimit  për vitet 1990-1999.

“Qëllimi është njohja e kontributit të punonjësve të arsimit për vitet 1990 – 1991 deri në vitin 1998- 1999. Njohja e stazhit përmes benificionit  për kategoritë që ndërtuan arsimin shqip. Ky ligj nuk zbatohet për ata që janë financuar jashtë sistemit të Republikës së Kosovës”, ka thën Bytyqi.

Ndërsa, deputetja Valentina Bunjaku në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, shprehu shqetësimin për vonesën e këtij projektligji.

“Shumica e punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta kanë ndrruar jetë, mirëpo LDK-ja e përkrah këtë projektligj”, ka thënë ajo.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0