Miratimi i Projektligjit për buxhetin i varur nga negociatat pushtet – opozitë

Miratimi i Projektligjit për buxhetin i varur nga negociatat pushtet – opozitë

Kosova ka filluar vitin 2019 pa buxhetin e miratuar nga Kuvendi. Zyrtarë të Kuvendit të Kosovës pohojnë se me të mbaruar pushimet dimërore, më 21 janar, do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën pritet të vendoset data se kur do të procedohet për miratim Projektligji për buxhetin e vitit 2019.

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi tha për Radion Evropa e Lirë se Kryesia e Kuvendit është organi që vendosë për datën kur do të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për buxhetin e vitit 2019.

“Presim që më 21 janar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohen çështjet që janë në pritje. Nuk mund të paragjykojë, por prioritetet e seancës së parë i cakton Kryesia”, tha Krasniqi.

Buxheti i Kosovës për vitin 2019, sipas projektimit aktual, pritet që të arrijë vlerën 2.3 miliardë euro.

Më 21 dhjetor të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim këtë projektligj.

Kurse anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Republikës se Kosovës, shpresojnë se në njërën nga seancat e para të këtij muaji Projektligji për Buxhetin të prezantohet për lexim të dytë në Kuvend dhe miratim final.

Shkrimin e plotë e gjeni në Radion Evropa e Lirë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0