Ministria e Infrastrukturës shpall tender në vlerë 90 mijë euro për shërbime të përkthimit

Ministria e Infrastrukturës shpall tender në vlerë 90 mijë euro për shërbime të përkthimit

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit në krye me Lumir Abdixhikun po planifikon që të shpenzojë rreth 90 mijë euro vetëm për shërbime të përkthimit.

Kështu ka bërë të ditur vetë MI’ja përmes njoftimit për kontratë të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se kohëzgjatja e kësaj kontrate është 36 muaj.

Kompanitë e interesuara për këtë tender kanë afat që t’i dorëzojnë ofertat e tyre deri më 25 mars në ora 14:00. Tenderi duhet të dorëzohet vetëm në mënyrë elektronike.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për kontratë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0