“Ministria e Infrastrukturës planifikon t’ia falë Limak-ut 84 milion euro” (Video)

“Ministria e Infrastrukturës planifikon t’ia falë Limak-ut 84 milion euro” (Video)

Zgjatja e pistës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës është në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, si dhe Ligjin e Prokurimit Publik. Kjo gjetje është pjesë e analizës “Shqyrtimi i kontratës për zgjatjen e pistës së Aeroportit “Adem Jashari” me autor Hekuran Muratin.

Në raport thuhet se kostoja e ndërtimit të pistës ishte 34 milionë euro, por Murati duke u thirrur në arsyetimet e Qeverisë për kompensim të kësaj kostoje ka thënë se Kosova në fakt do të humbë edhe 50 milionë euro të tjera.

“Nëse bazohemi në fjalën e Ministrit Lekaj, plani i Qeverisë është që në kompensim të kostos prej rreth 34 milionë euro për kontratën për zgjatjen e pistës, të hiqet dorë nga marrja e taksës koncesionare për 5 vitet e ardhshme. Përkthyer në numra, taksa koncesionare që Limak Kosovo International Airport JSC do t’i obligohej Republikës së Kosovës për periudhën 5-veçare 2019-2023 është rreth 84 milionë euro”, thuhet në analizën e kontratës në fjalë.

“Me fjalë tjera, kjo do të nënkuptonte që Ministria e Infrastrukturës po i fal kompanisë Limak 84 milionë euro, para të cilat do të duhej t’i merrte nga taksa e koncesionimit sipas Kontratës për Koncesionim”, shtoi Murati.

Raporti i plotë i Analizës për Kontratën e Zgjatjes së Pistës

Në videon në vijim mund të shihni edhe Ministrin Lekaj teksa spjegon se si janë dakorduar me kompaninë turke Limak për të hequr dorë nga dividenta për 5 vitet e ardhshme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0