Ministri Murati takon ambasadorin Hovenier, tregon për çka biseduan

Ministri Murati takon ambasadorin Hovenier, tregon për çka biseduan

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, raporton Gazeta Express.

Murati ka uruar ambasadorin Hovenier për fillimin e punës së tij në Kosovë dhe e ka njoftuar për prioritetet e ministrisë së Financave për vitin 2022.

“Ministri Murati uroi z. Hovenier për fillimin e misionit diplomatik në Kosovë dhe e falënderoi për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm që SHBA ka dhënë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Ai, gjithashtu, e njoftoi Ambasadorin Hovenier lidhur me punën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe prioritet kryesore të Ministrisë për vitin 2022, të cilat përfshijnë reformën në skemat sociale e pensionale, si dhe formalizimin e ekonomisë, duke shprehur vullnetin e plotë në realizimin e këtyre objektivave në bashkëpunim e koordinim me SHBA”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Ambasadori Hovenier ka premtuar mbështetjen për thellim të partneritetit mes SHBA-së dhe ministrisë së Financave.

“Nga ana e tij, ambasadori Hovenier, përgëzoi Ministrin Murati për masat e ndërmarra nga MFPT dhe nënvizoi mbështetjen në thellimin e partneritetit në mes të ShBA-së dhe Ministrisë e Financave, Punës dhe Transfereve. Së fundi, Ministri Murati dhe Ambasadori Hovenier ishin të një qëndrimi që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi në mes dy vendeve partnere në fushën e investimeve direkte dhe stabilitetit ekonomik”, thuhet tutje në komunikatë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0