Ministri Murati paralajmëron pako të re për rimëkëmbje ekonomike

Ministri Murati paralajmëron pako të re për rimëkëmbje ekonomike

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati ka paralajmëruar pako të re të rimëkëmbjes ekonomike, paralelisht me rishikimin e buxhetit, për të cilët tha se shumë shpejtë do të jenë në Kuvend për votim.

Murati në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për ekonominë si pasojë e pandemisë Covdi 19 tha se me uljen e numrave mund të bëhet edhe rimëkëmbja ekonomike.

“Ne jemi në përgatitje, shumë shpejtë do ta keni edhe rishikimin e buxhetit. Ka qenë e pamundur edhe të bëhet pako e rimëkëmbjes ekonomike pa e ditë hapësirën fiskale, është dashur t’i monitorojmë të hyrat, shpenzimet që ta kemi të qartë çfarë hapësire fiskale mund të përdorim për të krijuar këtë pako të rimëkëmbjes. Shumë shpejtë paralelisht do t’i kemi të dyja”, deklaroi Murati.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0