Ministri Murati nënshkruan marrëveshjen “Menaxhimi i integruar i burimeve ujore në Kosovë – Faza 1” me Ambasadorin e Zvicres Thomas Kolly

Ministri Murati nënshkruan marrëveshjen “Menaxhimi i integruar i burimeve ujore në Kosovë – Faza 1” me Ambasadorin e Zvicres Thomas Kolly

Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve Hekuran Murati, pas negocimit të suksesshëm me Qeverinë e Zvicrës, përfaqësuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, sot ka nënshkruar marrëveshjen me ambasadorin Thomas Kolly për projektin “Menaxhimi i integruar i burimeve ujore në Kosovë – Faza 1”.

Ministri Murati theksoi vlerën që ka kjo marrëveshje për Republikën e Kosovës duke marrë parasysh që ky program do të ndikojë në krijimin e kushteve të duhura për menaxhimin e resurseve ujore të Kosovës.

Ky program pritet të financohet nga Qeveria Zvicerane me rreth 20 milionë franga zvicerane (mbi 18 milionë euro) dhe do të zhvillohet në tri faza, ku faza e parë, nga viti 2021 deri 2025, është rreth 8.5 milionë (rreth 8 milionë euro). Ndërsa, Qeveria e Kosovës pritet të ketë bashkëfinancim rreth 6 milionë franga zvicerane (mbi 5 milionë euro) për tërë projektin, ndërsa për fazën 1 do të ketë kontribut 1.7 milionë (mbi 1.5 milionë euro).

Qeveria e Republikës së Kosovës i ka dhënë rëndësi të madhe sektorit të ujërave, gjë që ka rezultuar në krijimin e partneriteteve zhvillimore. Marrëveshja e nënshkruar sot është indikator që Qeveria po punon në ndërtimin e kapaciteteve për përmirësimin e ambientit dhe menaxhimin e resurseve ujore në linjë me prioritetet për zhvillim të qëndrueshëm të vendit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0