Ministri Demiri thotë se zyrtarët e AAK-së e familjarët e tyre janë punësuar me meritë

Ministri Demiri thotë se zyrtarët e AAK-së e familjarët e tyre janë punësuar me meritë

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri ka thënë se të gjitha punësimet në ministrinë që e udhëheqë ai janë të ligjshme.

Pas raportimit të ‘Kohës Ditore’ se vajza e dajës së kryeministrit, Ramush Haradinaj, Ekzotina Brahimaj, ish-kandidatja për kryetare të Drenasit nga AAK-ja, Arta Ahmeti Xhylani, Xhevat Sefaj, një tjetër zyrtar i AAK-së, Erlina Llabjani e afërt me këtë parti, Erza Haraçia, bashkëshortja e Drin Haraçija, i cili ka qenë drejtor i Agjencisë për Punësime, janë punësuar në këtë ministri, Demiri ka mohuar ndikimet në këtë proces.

Në institucione publike “rehatohen” edhe vajzat e dajave të kryeministrit dhe kandidatja e AAK-së për kryetare të Drenasit

Përmes një mesazhi të gjatë për gazetën ai ka pranuar punësimet e raportuara por ka thënë se janë në linjë me ligjin.

“Marrë parasysh nevojat për kompletimin e stafit dhe planifikimet vjetore të Personelit, ne kemi shpallur disa pozita të lira për rekrutim në vitin 2018. Në të gjitha rastet e realizuara deri më tani, MZHR ka vepruar konform kushteve dhe kritereve të parapara me legjislacionin në fuqi”, ka thënë ai.

Sipas tij është respektuar parimi i transparencës, të drejtat e barabarta për punësim, si dhe komisioni përzgjedhës ka qenë absolutisht i pavarur në realizimin e detyrave të tij.

“MZHR, në asnjë rast, duke përfshirë edhe punësimin e personave të cilëve iu adresoheni ju, nuk ka pranuar dhe nuk do të pranoj ndikime nga kushdo qoftë për punësim të personave mbi baza politike”, thuhet në përgjigjen e tij.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0