Ministra e Zhvillimit Rajonal ka ndarë 1.5 milion euro për zhvillimin e bizneseve të reja

Ministra e Zhvillimit Rajonal ka ndarë 1.5 milion euro për zhvillimin e bizneseve të reja

Ministria e Zhvillimit Rajonal buxhetin e saj e ka ndarë në dy pjesë ,2 milion për infrsatruktur dhe 1 milion e 500 mijë euro për grante për zgjerim apo edhe zhvillim të bizneseve të reja.

Kështu tha ministri i Zhillimit Rajonal Rasim Demiri.Ai tha se në këtë program do të përfshihen edhe komunat e veriut nese ato do të aplikojnë për fonde.Ai këto komene i bëri në debatin me temen “Zhvillimi i ekonomisë në Veri të Kosovës”.

Në debat u tha se rajoni veri me 7 komuna është më i varfëri dhe se nevojitet investim i madh në infrastruktur.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri tha se buxheti perj dy milioneve për investime kapitale do të shpërndahet në 5 rajone duke përfshirë edhe veriun e vendit.(RadioKosova)

Ai sqaroj se në këtë projekt do të përfaqësohen të gjitha komunitetet në mënyrë të barabartë pa marrë parasysh a është për investime në infrastrukturë apo grante ku parashihet që me anë të granteve të hapen deri në 500 vende të reja të punës. “Do të thotë se në Kosovë secili rajon do të përfitoj 400 mijë euro për investime në infrastrukturë.E dijmë që kjo është pak por ajo cka është e rendesishme është se do të jenë pjesëmarrës të gjitha komunitetet”,tha Demiri

Ndërkaq Rreze Duli drejtore e ARDA Veri tha se  në vitin 2016 janë ndaluar të gjitha projektet për veri dhe se atje mbretëron një depresion ekonomik.

Duli tha se me Fondin për Veri dhe Fondin e Doganave duhet të përfshihen edhe komunat e tjera në veri.”Ndruyshe me marreshjen e Brukselit janë ndarë  40 milion euro për zhvillim ekonomik të veriut” , tha ajo.

Gjithashtu në këtë debat u tha se Qeeria e vendit duhet të krijoj mundësi për të rinjët që ata të mos largohen nga Kosova.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0