Ish-deputeti i NISMA-s në Kuvendin e Kosovës, Milaim Zeka ka dhënë versionin e tij për negociatat e sotshme mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.
Zeka, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se sot ka biseduar me zyrtarë të lartë të LDK-së dhe ata i kanë thënë se kjo parti nuk ka kërkuar asgjë më shumë se sa kthimi në pikën e marrëveshjes që do të nënkuptonte edhe dorëheqjen e Glauk Konjufcës.
“LDK ka kërkuar gjithashtu edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme që e ka menduar për ta drejtuar Vjosa Osmani”, thotë Zeka, përcjell Telegrafi.
COMMENTS