Merret vendim, Telekomi shkëput kontratën me ZMobile

Merret vendim, Telekomi shkëput kontratën me ZMobile


Telekomi ka marrë vendim që të shkëpus kontratën me ZMobile nga 30 korriku i këtij viti.
Lajmin e ka bërë publik Bedri Istrefi, kryeshef i Telekomit, para punëtorëve që po protestonin kundër vazhdimit të kontratës me ZMobile.

“Na vetëm jemi edhe në takim në aspektin financiar ku e kemi kontraktuar një kompani amerikane, kemi pranuar. Njoftim zyrtar nga ekspertiza e jashtme na jep të drejt neve PTK-së, që shkëputja vazhdon nga data 30 korrik”.
“…pjesa tjetër e ekspertizës financiare jemi duke e diskutuar, por për shkak të korrektësisë erdha tua jap këtë lajm që u shkon njoftimi për shkëputje”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0