Me rëndësi: Nga sivjet do të paguani tatim edhe për tokë

Me rëndësi: Nga sivjet do të paguani tatim edhe për tokë

Nga viti 2019, fatura juaj e tatimit në pronë do të përfshijë edhe tatimin në parcela, raporton EkonomiaSot.

Tatimi ne toke ka do te implementohet me 2019 per parcela ne kategorite e prones pyjore, rezidenciale, komerciale dhe industriale. Per parcela bujqesore, tatimi ne toke do te implementohet me 2020. Toka e kultivuar bujqesore do te lirohet nga tatimi ne prone.

Tatimi do të jetë i bazuar në vlerën e vlerësuar të parcelave. Vlera e vlerësuar reflekton vlerën e tregut dhe ajo përcaktohet përmes një vlerësimi zyrtar gjithështetëror.

Për të evituar rritje të larta të papritura të tatimit, tatimi në tokë do të implementohet gradualisht.

Kjo do të bëhet përmes një zbritje e përgjithshme gjatë përcaktimit të vlerës së taksueshme.

Normat tatimore përcaktohen nga Asambleja komunale.

Faturat e tatimit në pronë për parcela do të lëshohen nga viti 2019. Nëse jeni përgjegjës për të paguar tatimin në pronë për objekte, fatura juaj do të mbuloj edhe tokën edhe objektet. Fatura do të dërgohet parimisht në adresën e tatimpaguesit, jo në adresën e pronës sikur më herët. Nëse nuk e keni pranuar faturën tuaj, atë gjithmonë mund ta merrni në shërbimin tonë elektronik ose në komunë. Është e rëndësishme që të merrni faturën tuaj sa më shpejt që është e mundur sepse gjobat dhe interesi do të aplikohen në të gjitha rastet e vonesës për pagesë. /EkonomiaSot

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0