Më në fund reagon Haradinaj: Ulini çmimet e naftës

Më në fund reagon Haradinaj: Ulini çmimet e naftës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj rritjes së çmimit të naftës në Kosovë, ku ka thënë se ky është dëmtim financiar i padrejtë i qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe është i patolerueshëm.
Kryeministri Haradinaj ka dalë kundër rritjes së çmimit të naftës në Kosovë dhe ka thënë se kjo po bëhet nga kompanitë që importojnë dhe shesin naftë në Kosovë.

“Çmimi i naftës në tregun botëror dhe rajonal është më i ulët aktualisht, derisa në tregun kosovar, operatorët nuk kanë reflektuar”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.

Ai u ka bërë thirrje Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Ministrisë së Tregtisë, Shoqatës e Naftëtarëve dhe të gjithë mekanizmat e tjerë që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për ta ndryshuar këtë praktikë të keqe që dëmton qytetarët.

“Çmimi i naftës duhet të jetë konform çmimit të tregut! Është e kuptueshme që tregu i lirë funksionon i pavarur, por kjo nuk nënkupton, në asnjë formë, dëmtimin e qëllimshëm të buxhetit të familjeve kosovare!”, ka shkruar Haradinaj.

Gazeta Express ka raportuar që disa ditë për situatën në Kosovë, njëri nga vendet më të varfra në rajon, paguan për naftë më shumë se në vendet fqinje.

Kjo gjendje alarmuese ka çuar në dyshime se në mes të ndërmarrjeve ka pasur një marrëveshje të fshehtë për mbajtjen e çmimeve mbi nivel.

Skandaloze luhatjet e çmimeve në tregun e naftës po konsiderohen edhe nga deputetët e Komisionit për Tregti. Duke folur për Express, deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, anëtar i këtij komisioni thotë megjithatë se pak ka gjasa që kjo temë të diskutohet në komision.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës në një hulumtim që pati bërë për tregun e naftës kishte hasur tre kompani me pozitë dominuese në treg e për këtë i ishin dërguar Ministrisë së Tregtisë disa rekomandime.

Në këtë periudhë në botë, çmimi mesatar i naftës është 1 dollar për litër, ndërkaq, Kosova po figuron në vendet ku për një litër naftë paguhet më së shumti. Sa kosovarët po paguajnë edhe në Singapor, Luksemburg e Lituani. /GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0