Mbahet takimi i Komisionit të Granteve i udhëhequr nga Ministri Murati, aprovohet financimi komunal për vitin 2022

Mbahet takimi i Komisionit të Granteve i udhëhequr nga Ministri Murati, aprovohet financimi komunal për vitin 2022

Nën udhëheqjen e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati është mbajtur sot takimi i radhës i Komisionit të Granteve, ku u diskutua dhe u aprovua financimi komunal për vitin 2022.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë takim dhe theksoi se sot do të diskutojnë për kriteret dhe formulat e ndarjes së granteve qeveritare për financimin e komunave për vitet 2022-2024, të cilat bazohen në Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal (LFPL) dhe në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë (LMFPP).

Ai gjithashtu theksoi se drafti për financimin komunal për vitet 2022-2024 të cilin kërkoi ta shqyrtojnë dhe miratojnë sot në këtë takim të Komisionit të Granteve, bazohet në legjislacionin e financave publike në Kosovë.

Gjithashtu, Ministri Murati tregoi se Granti i përgjithshëm është kalkuluar duke marrë për bazë parashikimet nga Tabela 1 e Departamentit të Politikave Ekonomike, Publike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0