Maqedonia listohet ndër 10 vendet më të mira për të bërë biznes

Maqedonia listohet ndër 10 vendet më të mira për të bërë biznes

Në vlerësimin e përvjetshëm që Banka Botërore u bën shteteve sa u përket lehtësisë në të bërit biznes, Zelanda e Re ka vazhduar të mbajë vendin e parë. MIrëpo ajo që bie në sy, është pozicionimi i fqiut tonë Maqedonisë, e cila është renditur në vendin e dhjetë, vetëm dy vende më poshtë SHBA-ve, raporton EkonomiaSot.

Rangimi i shteteve bëhet në bazë të asaj se sa ka procedura burokratike në atë shtet, dhe jo domosdo nënkupton nivelin e zhvillimit ekonomik. Për dallim nga fqiu ynë, Kosova është renditur në vendin 44, një më poshtë sesa Turqia. Ndërkaq Shqipëria gejndet në vendin e 63-të. /EkonomiaSot

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0