LVV e zyrtarizon kandidaturën e Mimoza Kusarit për kryetare të Gjakovës

LVV e zyrtarizon kandidaturën e Mimoza Kusarit për kryetare të Gjakovës

Lëvizja Vetëvendosje e ka zyrtarizuar kandidaturën e ushtrueses së detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të këtij subjekti politik në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusarit, për kryetare të Gjakovës në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vetëvendosja me anë të një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në ‘Facebook’, derisa ka përmendur edhe bashkëpunimin që ky subjekt ka pasur më Alternativën për Kosovën, parti kjo në të cilën gjendet në krye Kusari.

“Përmes këtij memorandumi mes subjekteve tona njoftojmë opinionin publik që kandidatja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Gjakovë do të jetë Kryetarja e Alternativës për Kosovën dhe njëherit ushtruesja e detyrës së grupit tonë parlamentar, zonja Mimoza Kusari-Lila”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kusari, një ditë më herët, bëri me dije se është në pritje të konfirmimit të kandidaturës së saj për Komunën e Gjakovës.

Postimi i plotë i VV’së:

Bashkëpunimit të suksesshëm ia mbajmë gjithnjë derën hapur.

Fryma e shkëlqyeshme e bashkëveprimit mes Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Alternativës për Kosovën ka sjellë rezultate të mira në nivel qendror e tash është momenti ta zgjerojmë edhe në nivel lokal. Ndryshimet e mëdha për të cilat ka nevojë Kosova, kërkojnë një bashkërendim të reformave e veprimeve të Qeverisë, me një drejtim transformues nëpër komuna.

Përmes këtij memorandumi mes subjekteve tona njoftojmë opinionin publik që kandidatja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Gjakovë do të jetë Kryetarja e Alternativës për Kosovën dhe njëherit ushtruesja e detyrës së grupit tonë parlamentar, zonja Mimoza Kusari-Lila.

Me 14 shkurt u bashkuam në listën ngadhnjyese për referendumin e Republikës, në 17 tetor duhet të bashkohemi edhe një herë, për komunën, fshatin e lagjen tonë. Qeverisjes së mirë në nivel qendror duhet t’ja bashkangjesim edhe qeverisjen punëtore në nivel lokal.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0