Lista Serbe: Nuk marrim pjesë në punimet e Kuvendit deri në tërheqje të taksës

Lista Serbe: Nuk marrim pjesë në punimet e Kuvendit deri në tërheqje të taksës

Lista Serbe ka theksuar se për shkak të dezinformatave të ndryshme që kanë dalë në media, qëndrimi i qartë i deputetëve të kësaj liste konfirmon se ata nuk do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës derisa taksa e vendosur nga Prishtina të tërhiqet.

“Dhe ne do ta përsërisim atë për aq kohë sa është e nevojshme dhe për sa kohë sa do ta kuptojnë gjithë ata që janë në Prishtinë dhe në Perëndim që janë mësuar të kenë serbët e tyre dhe që të mos llogarisin mbi ne në këtë çështje”, thonë nga Lista Serbe.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0