Lista Serbe ka paraqitur këtë kusht në takim me Thaçin dhe Haradinajn

Lista Serbe ka paraqitur këtë kusht në takim me Thaçin dhe Haradinajn

14:50 –
Në pamundësi për t’i siguruar votat e nevojshme, seanca ka mundësi të shtyhet për javën tjetër. Kjo mund të ndodhë edhe për shkak të kushtit të Listës Serbe që edhe asociacioni të votohet në paketë me marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

13:30 –
Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Haradinaj aktualisht janë në takim me përfaqësues të Listës Serbe, ku po negociohet për votën e këtyre të fundit në lidhje me kalimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

Jozyrtarisht EkonomiaSot mëson se Lista Serbe po insiston që bashkë me demarkacionin, në pako të votohet edhe për asociacionin e komunave serbe. Një gjë e tillë, edhe nëse pranohet si kusht, do të bënte të pamundur votimin e projektligjit të demarkacionit në seancën e sotme, sepse votimi i asociacionit nuk është fare në rend dite.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0