Lira arrin nivelin më të ulët, protesta në Stamboll për shkak të krizës ekonomike

Lira arrin nivelin më të ulët, protesta në Stamboll për shkak të krizës ekonomike

Mijëra persona marshuan në Stamboll kundër varfërisë në vend si dhe për të kërkuar rritjen e pagës minimale. Turqia është nën valën e një krize të rëndë monetare: lira turke ka prekur minimumin historik përballë dollarit, duke humbur pothuajse 30% të vlerës vetëm në muajin e fundit, shkruan euronews.

Inflacioni vjetor është më shumë se 20%, duke shënuar 10 herë më pak fuqi blerëse. Presidenti Erdogan i kërkoi popullit të ketë besim në modelin ekonomik që po ndiqet nga qeveria: objektivi është ai i uljes së taksave të interesit për të lehtësuar eksportimet, me efektin kolateral të rënies së lirës turke dhe rritjes së inflacionit

Për këtë arsye Erdogan i ka kërkuar turqve që të konvertojnë në lira kursimet e tyre në valutë të huaj, në mënyrë që të mbështesin vendin. Por kursimtarët vendas po largohen dhe aktualisht kuota e depozitimeve në valutë të huaj në banka është më pak se 60%, raporton abcnews.al

Situata është shumë e tensionuar: radhët para dyqaneve të ushqimeve dhe stacioneve të shërbimeve janë gjithnjë e më të shpeshta pasi të gjithë i shqetësohen rritjes së mëtejshme të çmimeve. Zhvlerësimi i lirës ka shkatërruar ekonomitë familjare dhe të shtresës së mesme, ka ndërprerë furnizimin me disa prej ilaçeve.

Në kuadër të zgjedhjeve të 2023-shit, presidenti turk ka premtuar rritje të pagave, që mund të mos mjaftojnë për të mbuluar inflacionin.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0