Liburn Aliu e përqesh Frashër Krasniqin, ky i fundit paralajmëron publikim të videove tjera

Liburn Aliu e përqesh Frashër Krasniqin, ky i fundit paralajmëron publikim të videove tjera

Po vazhdon në internet debati në mes të zyrtarëve të Vetëvendosjes dhe PSD’së.
Pas publikimit të një video të vitit 2016 nga Frashër Krasniqi, deputet i PSD’së në të cilën dëgjohet Albin Kurti duke folur për një koalicion të mundshëm me PDK’në, reagoi deputeti i VV’së.

Liburn Aliu nëpërmjet një fotografie të Johny Deep në rolin e tij në filmin ‘Edward Scissorhands’, akuzoi Krasniqin për montazh të videos.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Krasniqit, i cili sërish ka kërcënuar me publikimin e ‘videove të mbledhjeve’.

“Liburn Aliu, mirë që s’keni ma argumente e po merreni me karikatura :). Këtu ju prita. A ki me thënë najsen për videon? Silluni e pshtilluni, si Albini në atë video. Qitni fall, si Albini sot ma herët. Vajtoni si Isa Mustafa. Ne po ecim përpara. P.S. Nëse doni, i hapim krejt videot e mbledhjeve, ama mos thuni “naluni” masnej’, shkruan Krasniqi në Facebook.

Të shtunën, Kosovapress, publikoi disa mesazhe të njeriut më të fortë të PSD’së, Dardan Molliqaj, i cili fliste me zyrtarët e Qeverisë për pazaret dhe borxhet pas votimit të buxhetit.

Madje, në këtë komunikim ishte përfshirë edhe Shpend Ahmeti, i cili kishte thënë se zyrtarët e PSD’së duhet të flasin sikur Kadri Veseli kur argumentojnë se pse duhet të votohet buxheti i Shtetit.

Shpend Ahmeti, Kryetar i Prishtinës dhe i PSD’së, po vazhdon të heshtë. Nuk e ka thënë asnjë fjalë. Njësoj sikurse Ahmeti edhe një televizion kabllor s’ka pasur asnjë lajm të shtunën për skandalin e mesazheve komprometuese të PSD’së me Qeverinë.PSD sipas sondazheve të fundit ka fuqi elektorale diku te 2 për qindëshi. Zyrtarët e LDK’së dhe VV’së kanë thënë se shkuarja e Shpend Ahmetit te Kadri Veseli e Ramush Haradinaj ka ndodhur për shkak se PSD i është frikësuar zgjedhjeve dhe humbjeve të tjera.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0