Liberalizimi i vizave po vështirësohet, ky shtet që s’e njeh Kosovën e merr presidencën e BE-së

Liberalizimi i vizave po vështirësohet, ky shtet që s’e njeh Kosovën e merr presidencën e BE-së

Të martën e ardhshme presidencën e Bashkimit Evropian do ta marrë Rumania, shtet ky që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e pengon vendin të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare. Përgjatë periudhës gjashtëmujore sa ky shtet do ta ketë presidencën e BE-së Kosova do ta ketë shumë të vështirë përparimin në procesin e liberalizimit të vizave
Prej 1 janarit 2019 (të martën e ardhshme) presidencën e Bashkimit Evropian (BE) e merr Rumania, shtet ky që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe e pengon anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare, duke qenë vazhdimisht në krah të Serbisë.

Përgjatë periudhës gjashtëmujore sa Rumania do ta ketë presidencën Kosova vlerësohet se do ta ketë shumë vështirë përparimin në procesin e liberalizimit të vizave me BE-në. Shpresat për heqje të vizave mbesin gjatë presidencës finlandeze të BE-së, përkatësisht nga 1 korriku 2019 deri më 31 dhjetor 2019.

Edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka pranuar për “Zërin” se Rumania s’do ta vendosë si prioritet heqjen e vizave për Kosovën, por, sipas saj, as s’do të krijojë barriera të reja në këtë proces.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0