Kuvendit i kërkohet t’i caktojë rregullat e vazhdimit të dialogut

Kuvendit i kërkohet t’i caktojë rregullat e vazhdimit të dialogut

Presidenti Hashim Thaçi ka paralajmëruar që këtë javë do t’i nisë përpjekjet për të themeluar disa trupa shtetërorë, në funksion të fazës përfundimtare të dialogut me Serbinë.

Edhe pse kundërshtohet nga opozita, në krye të tyre ka paralajmëruar të jetë vetë presidenti. Në mungesë të vijave të kuqe për Serbinë, është kërkuar aktivizimi i Kuvendit për t’ia vendosur vijat e kuqe Thaçit, shkruan sot Koha Ditore.

Njohës të rrethanave e kanë cilësuar të rrezikshme hyrjen në fazën finale të negociatave, pa një konsensus të brendshëm.

“Presidenti Thaçi mund të krijojë ekipin e ‘dostave’ personalë dhe poltronëve politikë që do t’i prezantojë si ekip uniteti, por ky do të jetë gabimi në hapin e radhës”, ka thënë politologu Belul Beqaj. “Nëse kjo eventualisht ndodh , Kosova po hyn në fazën e nokdaunit sa i përket procesit, me epilog dhe skenar të përgatitur paraprakisht, të cilin Parlamenti do të detyrohet ta miratojë”.

Beqaj ka përmendur rreziqet dhe kompromiset që mund të bëhen në dëm të sovranitet të Kosovës nëse shkohet drejt një marrëveshjeje përfundimtare pa pajtim të brendshëm. Ka thënë se rreziku kryesor ka të bëjë me mundësinë e instalimit juridik të ”kalit të Trojës” brenda shtetit të Kosovës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0