Kuvendi voton për diskutimin për shkarkimin e Bordit të AKP-së dhe emërimin e Bordit të ARKEP-it

Kuvendi voton për diskutimin për shkarkimin e Bordit të AKP-së dhe emërimin e Bordit të ARKEP-it

Kuvendi i Kosovës me 63 vota ka miratuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje që në rend të ditës të futet diskutimi për raportin vjetor të punës së ARKEP-it dhe ai për shkarkimin e Bordit të AKP-së.

Për futjen në rend të ditë, të këtyre dy rekomandimeve të VV-së  sipas nënkryetares Saranda Bogujevci, kanë votuar 63 deputetë.

“Me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim konstatojë se Kuvendi miraton shmangien nga afati procedural për shqyrtimin e raportit vjetor të punës së AKP-së, të shkarkohet Bordi i AKP-së dhe pika e tretë që Qeveria t’i propozojë Kuvendit emërimin e Bordit të ri”, ka thënë Bogujevci.

“Me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim konstatojë se Kuvendi miraton shmangien nga afati procedural për shqyrtimin e raportit vjetor të punës së ARKEP-it”, ka thënë më tutje ajo. /Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0