Kuvendi shpenzon gati 9 milionë euro për 3 muaj, vetëm për llaptopë rreth 100 mijë euro

Kuvendi shpenzon gati 9 milionë euro për 3 muaj, vetëm për llaptopë rreth 100 mijë euro

Fiks 99 mijë e 695 euro ka blerë llap-topë Kuvendi i Kosovës.

Në dokumentet që i ka siguruar KTV-ja, nuk specifikohet për kënd brenda Kuvendit janë blerë këta llap-topë, por me ta i ka furnizuar kompania “Trio Tek”.

Prej tyre, 103 mijë e 584 euro kanë shpenzuar deputetët në udhëtime jashtë vendit dhe këtu përfshihen biletat, akomodimi, mëditjet dhe shpenzime të tjera.

871 mijë e 224 euro nga buxheti i shtetit janë paguar deputetët në këta 3 muaj, tetor-dhjetor 2018.

Pos tyre, për stafin politik mbështetës janë paguar 247 mijë e 852 euro.

Kurse shpenzimet e mëditjeve dhe udhëtimeve për stafin mbështetës politik, ku përfshihen kryesisht këshilltarët e Kadri Veselit dhe zyrtarët ligjorë të grupeve parlamentare, janë 56 mijë e 973 euro.

Për 3 muajt e fundit të vitit të kaluar, deputetët kanë shpenzuar afër 40 mijë euro në dreka zyrtare dhe pagesa për bufenë e Kuvendit.

18 mijë e 520 euro, deputetëve u janë paguar për telefon.

Kurse, në total, Administrata e Kuvendit ka shpenzuar rreth 37 mijë euro për këto kategori, ndërkaq për pagat e tyre janë shpenzuar rreth 650 mijë euro.

Ky raport i shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës ka dështuar të votohet të mërkurën në Komisionin Parlamentar për Financa, shkaku i mungesës së kuorumit dhe mospjesëmarrjes së opozitës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0