Kuvendi miraton rezolutën për sektorin e energjetikës dhe termocentraleve

Kuvendi miraton rezolutën për sektorin e energjetikës dhe termocentraleve

Kuvendi i Kosovës ka miratuar të enjten rezolutën e për sektorin e energjetikës dhe termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Me anë të kësaj rezolute obligohet Qeveria që brenda 2 jave në bashkëpunim me menaxhmentin e Korporatës Elektroenergjetike (KEK) të hartojë planin e masave për reagimin emergjent dhe afatgjatë në sigurimin e prodhimit të energjisë.

Këto janë pikat e kësaj rezolute:

-Zyra e Rregullatorit të Energjisë të mos pranojë kërkesa për rritjen e çmimit të energjisë nga kompania KEDS-KESCO.

-Qeveria e Republikës së Kosovës të iniciojë sa më i shpejtë rindërtimin e Termocentralit “Kosova A”.

– Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me KEK të përshpejtojë planin e remontit të Termocentralit “Kosova B”.

– KOSTT të realizojë kontraktimin e energjisë elektrike me Shqipërinë për periudhë afatgjatë.

– Qeveria të marrë masa urgjente dhe t’i aplikojë ato për stabilizimin e prodhimit të qymyrit – sanimi i ndërtimit të kundërligjshëm në Shipitullë.

Kjo rezolutë është propozuar nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje (LV).

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0