Kuvendi ka pranuar nga Qeveria Projektligjin për Demarkacionin

Kuvendi ka pranuar nga Qeveria Projektligjin për Demarkacionin

Kuvendi i Kosovës ka pranuar nga Qeveria Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, njofton se ka ftuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për nesër në orën 16:00, për të proceduar më tutje Projekt Ligjin për Demarkacion, derisa ka ftuar të gjithë deputetët të jenë pro kësaj marrveshje.

“Ftoj të gjithë deputetët që të mendojnë për interesin e qytetarëve dhe ta përkrahin këtë Marrëveshje, e cila forcon sovranitetin e vendit dhe i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Veseli në Facebook. EkonomiaSot.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0