Kusari pyet: A e ka lexu Haradinaj kontratën 1000 faqe me Counter Global

Kusari pyet: A e ka lexu Haradinaj kontratën 1000 faqe me Counter Global

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari, ia ka drejtuar disa pyetje kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ministrit për Zhvillim Ekonomik, Valdrin Lluka, në lidhje me kontratën me kompaninë e huaj, Counter Global, për prodhimin e energjisë elektrike.

Kusari ka pyetur Qeverinë se a është vlerësuar kontrata nëse është në përputhje me standardët mjedisore.

“15 vite qe nga inicimi i kësaj kontrate deri ne fillimin e projektit pra nga 2004 deri tash. A ka kjo kontrate vlerësimin ekonomiko-social a është në përputhje me standardet mjedisore”, ka thënë deputetja e Alternativës.

Kusari ka pyetur Haradinajn dhe Llukën nëse e kanë lexuar kontratën 1000-faqëshe me investitorin e huaj.

“Me nënshkrimin e kësaj kontrate sigurohet çmimi po thotë ministri, kurse çmimi është më i lartë se secili shtet ne rajon i energjisë elektrike”, është shprehur Kusari.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0