Kusari-Lila tregon se a është larguar Deda nga Alternativa

Kusari-Lila tregon se a është larguar Deda nga Alternativa

Deputeti Ilir Deda zyrtarisht është larguar nga Alternativa, parti të cilën e themeloi bashkë me Mimoza Kusari-Lilën. Arsyeja e largimit të tij është fakti e kjo parti është gati të lidh koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Konfirmimin për largimin e Dedës nga Alternativa e ka konfirmuar në televizionin publik, Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se Deda i ka njoftuar me shkrim për dorëheqjen me arsyetimin se ai “nuk pranon të jetë sërish pjesë e LVV-së, dhe për këtë shkak i ka ndarë rrugët partiake e politike”.

Kusari-Lila ka konfirmuar se janë duke e draftuar marrëveshjen për koalicion me LVV-në dhe sipas saj formalizimi pritet të ndodhë shumë shpejt.

Sipas saj, LVV është pretendentja kryesore për të qenë fituese në zgjedhje dhe subjekti që do të mund ta bënte ndryshimin në politikën e Kosovës.

Ajo ka shprehur dëshpërimin e saj me koalicionin AAK –PSD, duke thënë se “ata nuk janë boshti i fitores, por boshti i përfitimeve”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0