Kurti: Të ndërtohen banesa për çiftët e reja, s’po kanë ku të martohen

Kurti: Të ndërtohen banesa për çiftët e reja, s’po kanë ku të martohen

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për largimin e popullësisë nga vendi, ka numëruar arsyet që, sipas tij, po i shtynë të rinjtë ta braktisin Kosovës.

Kurti ka thënë se Qeveria, në vend të ndërtojë asfalt, duhet t’iu ndërtojë banesa çifteve të reja.

“Të rinjtë e të rejat në të njëzetat e tyre fejohen dhe kalojnë vite të tëra e nuk martohen se s’kanë ku martohen”, ka thënë lideri i VV’së.

Kurti thotë se shumë cifte nuk martohen për shkak se nuk kanë zgjidhje të vendbanimit, e kjo i shtynë ata edhe ta braktisin vendin.

“Janë të panumërta rastet kur çiftet e reja dalin të banojnë me qira dhe detyrohen të kthehen tek prindërit dhe ndoshta një ditë edhe ikin nga vendi. Ndërkaq në infrastrukturë e mendojmë vetëm asfaltin e jo banesat për çiftet e reja”, tha ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0