Kurti njoftohet për punën e Doganës pas vendosjes së reciprocitetit

Kurti njoftohet për punën e Doganës pas vendosjes së reciprocitetit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të MEPTINIS, Rozeta Hajdari dhe ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, kanë vizituar Doganën e Kosovës.

Të njëjtit janë pritur nga u.d. i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Ibrahim Xhaka dhe bashkëpunëtorit e tij.

Gjatë këtij takimi, Xhaka e njoftoi Kurtin lidhur me mbarëvajtjen e punës së Doganave pas situatës së krijuar nga COVID-19 dhe në të njëjtën kohë, mbi zbatueshmërinë e vendimit të Qeverisë në detyrë për masat e para reciproke ndaj Serbisë.

Në njoftimin për media thuhet se sipas raporteve të Doganave, ky vendim është duke u zbatuar në përpikëri që nga dita e hyrjes në fuqi.

“Kryeministri në detyrë, Kurti ritheksoi se reciprociteti buron nga parimi i barazisë, dhe se me vendimin e Qeverisë për masat e para të reciprocitetit po zbatojmë reciprocitet gradual, derisa njëkohësisht po ndërtojmë gradualisht kapacitetet për zbatim efikas të tyre. Ai falënderoi Doganat për punën e tyre dhe bashkëpunimin me ministritë e linjës, si dhe iu uroi punë të mbarë”, thuhet në njoftim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0