Kurti: Duan të më thyejnë në mënyrë që të nënshkruhet marrëveshja mes presidentëve

Kurti: Duan të më thyejnë në mënyrë që të nënshkruhet marrëveshja mes presidentëve

Kryeministri i Vendit, Albin Kurti, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për raportet Kosovë-SHBA, ka thënë se heqja e menjëhershme e taksës pa e përmendur reciprocitetin është pozicion ekstrem, raporton Ekonomia Sot.
“Heqja e plotë dhe e menjëhershme e tarifës pa e përmendur reciprocitetin është pozicion ekstrem. Ne nuk duam të jemi ekstrem por normal. Unë mendoj se qëndrimi ynë është pozicion normal. Ose krejt ose hiq, ose tash ose kurrë nuk bënë”.
Ai tha se në fushatën elektorale kanë dhënë premtime për reciprocitet dhe është shumë e rëndësishme që fjala e dhënë para qytetarëve të mbahet.
Kurti ka thëne se duan qe ai të thyhet në mënyrë që të nënshkruhet marrëveshja mes presidentëve.
“Ne në fushatë kemi garuar me reciprocitetin dhe kemi marrë votën e qytetarëve është e rëndësishme që të kthehemi tek qytetarët. Është legjitime në politikë të ndryshosh qëndrim por nëse ne kemi marrë votën e qytetarëve me këtë qëndrim ne duhet të kërkojmë ndryshimin e qëndrimit me referendum. Nuk bëhet fjalë për heqje të tarifës dhe hapje të dialogut por ka heqje të tarifës dhe përfundim të dialogut me një marrëveshje të gatshme. Ajo që po tentohet të bëhet është që unë të thyhem dhe të bëhet marrëveshja mes presidentëve. Unë jam i bindur që ka marrëveshje të gatshme dhe ky është elefanti në dhomë”, tha ai.
“Ajo që mund të ndodh po u heq tarifa pa reciprocitet është pakrahasimisht e keqe. Të shkosh në shtëpi të bardhë si president i republikës dhe të mos e takosh presidentin amerikan as zëvendësin e tij e të kthehesh pa ndonjë investim e pa ndonjë marrëveshje është debakël”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0