Kur ia nisi me këndue Ramush Haradinaj – përgjigjen e jep vet

Kur ia nisi me këndue Ramush Haradinaj – përgjigjen e jep vet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, kohëve të fundit ka shfaqur talentin e tij në këndim, edhe pse vet ka rezerva për zërin e tij.

Në një konferencë për media, ai ka zbuluar se kur ka filluar të këndojë dhe pse.

‘Unë këngën e kam filluar në luftë, se di a prej frikës apo prej trimërisë. Ushtarët në luftë i kam zgju me këngën ‘Kah po shkon moj Zanë. Këndoj se më pëlqen, jo se di” ka thënë Haradinaj.

“Në luftë nuk kem pas alarm për mirëmëngjesi, e ka qenë kënga ‘Kah po shkon moj zanë’. Unë nuk iu kam thanë ‘Qohnuu’, po ‘ Kah po shkon moj zanë”, ka shtuar ai.

Haradinaj thotë se kjo ka qenë kënga me e papëlqyer nga ushtarët.

“Kjo këngë ka qenë shumë e mërzitshme për Ushtarët e UÇK’së, se i qojsha prej gjumit”, është shprehur kreu i Qeverisë./GazetaExpres/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0