Kundër emërimit të Shalës në Agjencinë për Verifikimin e Pronës, jep dorëheqje Ruairi O’Connell

Kundër emërimit të Shalës në Agjencinë për Verifikimin e Pronës, jep dorëheqje Ruairi O’Connell

Ambasada e Britanisë në Kosovë është ndarë e pakënaqur me emërimin e Naser Shalës si drejtor i Sekretariatit të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës.

Në shenjë pakënaqësie edhe Ambasadori Ruairi O’Connell ka dhënë dorëheqje nga pozita që mbante si kryetar i bordit, raporton lajmi.net.

“Kuvendi kishte anuluar procesin e parë. Në të dytin nga procesi I rekrutimit, doli në mënyrë transparente dhe meritore, vetëm një kandidat që plotësonte kritere e nevojshme. Raportet e rekrutimit, të bëra nga partneri I implementimit të projektit u shpërndanë me të gjithë shefat e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Fatkeqësisht, javën e kaluar Kuvendi dështoi që të zgjedh të vetmin kandidat që plotësonte kriteret dhe në vend të kësaj emëroi kandidatin që nuk ishte I përshtatshëm sipas vlerësimeve profesionale”, thuhet në njoftim.

“Kjo është qartazi shkelje e Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Ambasadës së Britanisë dhe Kuvendit të Kosovës. Është e drejtë e posaçme e institucioneve të Kosovës që të emërojnë kandidatë të përshtatshëm nga lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret”.

“Sidoqoftë përzgjedhja e kandidatit  që nuk plotësonte kriteret e nevojshme, institucionet kanë treguar jo vetëm mungesë të përkushtimit për implementimin e projektit të përbashkët, por poashtu, më e rëndësishmja, mungesë që angazhimit rreth mandatit dhe punës së KPCVA-s”.

Ky vendim sipas tyre vë në pikëpyetje nëse shumica e Kuvendit të Kosovës ka vullnetin politik për të implementuar emërime meritore.

“Si rezultat i këtij vendimi jo të drejtë Ambasadori I Britanisë, ka thënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të bordit të KPCVA-s. Letra e tij e dorëheqjes iu është dorëzuar përfaqësuesve special të BE-së. Ai ka falënderuar drejtuesit e tanishëm dhe stafin e KPVCA-së për profesionalizimin dhe përkushtimin e treguar gjatë mandatit të tij në krye të bordit dhe ju dëshiron atyre dhe organizatës çdo sukses në të ardhmen

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0