Kryeministria blen tepihë e perde, kushtojnë qindra euro

Kryeministria blen tepihë e perde, kushtojnë qindra euro

Zyra e Kryeministrit të Kosovës shumë shpejt do t’i ndërrojë tepihët e perdet. Furnizimi me tepihë e perde të reja i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 700 euro.

Perdet e tepihët duket se janë vjetruar në zyrën e të parit të Qeverisë. Për këtë arsye, Zyra e Kryeministrit ka vendosur të blejë tepih e perde të reja.

Për këtë qëllim janë shpenzuar rreth 700 euro nga buxheti.

Kështu ka bërë të ditur vetë ZKM-ja përmes njoftimit për nënshkrim të kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në bazë të njoftimit të publikuar në KRPP, për këtë tender kishin dorëzuar ofertat e tyre tri kompani, por që në fund fituese është shpallur kompania “Gjini”.

Kontrata është nënshkruar më 2 maj të këtij viti. /Express

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0