Kryeministër ndalni dritat

Kryeministër ndalni dritat

Me 170 euro ushqehen dy familje 5 anëtarëshe nga asistenca sociale për një muaj në Kosovë.

Pothuajse kaq është shuma e parave që Qeveria e Kosovës harxhon çdo muaj për së paku 10 poça elektrikë.

Në disa kate të objektit të ish Rilindjes, ku janë të vendosura disa nga ministritë e shtetit, dritat nuk ndalen gati asnjëherë, shkruan Infokusi.

Sidomos në katin e 17, ku për më shumë se gjashtë muaj ato nuk janë fikur as gjatë ditës.

“Në katin e 17 është një problem teknik, të cilin zyrtarët e mirëmbajtjes po punojnë në sanimin e tij”, ka thënë Zeqir Bekolli, zëdhënës në Ministrinë e Administratës Publike.

Por, punëtorët e mirëmbajtjes duket se ende nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje, as pas gjashtë muajve punë.

Ato qëndrojnë të ndezura ende.

Për të mësuar se sa mund të shpenzon një poq elektrik nëse rrin i ndezur gjatë gjithë kohës janë pyetur njohës të fushës së energjisë elektrike, bazuar në specifikat e poqave të vendosur në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Sipas tyre për momentin poqat në këtë objekt kanë nga 36wat.

Një llambë prej 36 ëatësh shpenzon rreth 9 euro në muaj energji elektrike.

Ndërkaq, në objektin e Qeverisë janë së paku 10 llamba të tilla që rrinë ndezur edhe pas orarit të punës, të cila në total i kushtojnë buxhetit mbi 170 euro në muaj.

Me këto para në bazë të të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ushqehen dy familje në asistencë sociale me nga 5 anëtarë.

Në anën tjetër zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, thotë se dritat në objektin e Qeverisë fiken pas përfundimit të punës, përveç disa rasteve kur agjenda e zyrtarëve shtetëror është më e ngarkuar.

Por, sipas saj sigurimi i objektit në ndërkohë kontrollon objektin e Qeverisë dhe meqë dritat janë me censor ato qëndrojnë të ndezura për një kohë të caktuar.

“Kjo mund të jetë arsyeja pse në orët e pasdites ka drita të ndezura në objekt, përveç faktit që në disa sektorë, por edhe Zyra e Kryeministrit shpesh ka agjendë të ngjeshur edhe pasditeve”, ka thënë ajo

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0