KQZ thotë se e kanë obligim zbatimin e vendimit të Supremes

KQZ thotë se e kanë obligim zbatimin e vendimit të Supremes

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka thënë se nuk e komenton vendimin e Supremes pasi “e kanë obligim ta zbatojnë atë”.

Kjo u tha sot në mbledhjen e KQZ-së.

4 mijë e 639 votat e ardhura me vonesë nga diaspora do të numërohen. Kujtojmë se kjo do të bëhet pas vendimit të fundit të Gjykatës Supreme, lidhur me ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili ditë më parë kishte hedhur poshtë kërkesën e VV-së për numërim.

Në vendimin e Gjykatës Supreme thuhet se votuesit nuk kanë faj për arritjen me vonesë të fletëvotimeve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: