Kosovarët, të shqetësuar nga vrasjet, fajdet, plaçkitjet e dhunës në familje

Kosovarët, të shqetësuar nga vrasjet, fajdet, plaçkitjet e dhunës në familje

Vrasjet, fajdetë, plaçkitjet, dhuna në familje dhe në shkolla, janë disa nga dukuritë që shqetësuan kosovarët në tre vjetët e fundit.

Të dhënat janë nxjerrë nga një hulumtim i bërë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, raporton KTV.

Donika Marku, hulumtuese në QKSS, ka thënë se të dhënat e mbledhura gjatë kësaj periudhe, u përqendruan në shqetësimet dhe problemet kryesore të të anketuarve për sigurinë publike, si dhe masat që duhen ndërmarrë për të përmirësuar sigurinë publike në Kosovë.

Sipas saj, perceptimi i qytetarëve për vrasjet në vitin 2018 ka shënuar rritje, krahasuar me vitin 2016. Shqetësim për qytetarët mbetet edhe dhuna në shkolla. Edhe sa i përket fajdeve, dhunës në familje dhe ngacmimeve seksuale, perceptimi i qytetarëve është rritur nga viti në vit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: