Kosovarët kështu s’i kanë duartrokitur Thaçit, shikojeni çfarë respekti kanë për Sali Berishën

Kosovarët kështu s’i kanë duartrokitur Thaçit, shikojeni çfarë respekti kanë për Sali Berishën

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së fundmi janë përfshirë në përplasje e akuza mes njëri-tjetrit. Ishte Berisha, ai që i tha Thaçit se është argat i Serbisë. Në të njëjtën monedhë ia ktheu edhe presidenti kosovar, duke e akuzuar për krime të rënda kundër UCK-së. Mirëpo, pavarësisht përplasjeve, kosovarët kanë simpati për Berishën. Duartrokitjet që ia bënë këtij të fundit, Thaçi nuk i ka parë as në fushata elektorale, shkruan Gazeta Express.

Dhjetë vjetori  i pavarësisë së Kosovës, kishte sjellë në kryeqytet shumë miq të Kosovës, përfshirë këtu edhe ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën.

Berisha së bashku me liderin e PD-së, Lulzim Bashën, derisa në Prishtinë po mbaheshin festimet e 10-vjetorit patën kaluar përgjatë sheshit, e duartrokitjet për ta nuk ishin ndalur nga pjesëmarrësit.

Simpatinë e njëjte ndërkaq kosovarët nuk e kanë edhe për presidentin e vendit Hashim Thaçi.

Thaçi e Berisha së fundmi janë përfshirë në një valë përplasjesh e akuzave, që ka të bëjë kryesisht me veprimtarinë e të dyve gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Ish-kryeministri i Shqipërisë ka kërkuar nga Thaçi që të mos negociojë me Serbinë pa u përgjigjur para gjykatës së Hagës.

“Hashim Thaçi është peng i dosjes së tij të Beogradit. Thaçit po ti ketë mbetur pak karakter nuk merret kurrë me çështjen e negociatave me Kosovën pa shkuar në Hagë, pa u pastruar. Nuk di të ketë kryer asnjë krim. Gjykata u ngrit vetëm për akuzat që bëri raporti i Dick Marty. Argati mbrapa donte ta anulonte. I thotë vetes ai që është argat”, deklaroi ai. 

Thaçi ndërkaq shfrytëzoi disa studio televizive në Tiranë për të folur kundër Berishës, derisa atij iu përgjigj edhe përmes një shkrimi të gjatë në Facebook.

Pa ia përmendur emrin, por vetëm inicialet, Thaci shkroi se ndjen keqardhje për Berishën, e duke e quajtur edhe gërmadhë politike.

Së fundmi në debat është përfshirë edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, që tha se Berisha do të mbetet monumentum i Pavarësisë së Kosovës.

Edhe Mustafës, Thaci iu përgjigj përmes Facebook’ut.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0