Kosnett uron ata që punojnë për ta kthyer Kushtetutën në realitet

Kosnett uron ata që punojnë për ta kthyer Kushtetutën në realitet

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar Ditën e Kushtetutës duke uruar ata që po punojnë për të zhvilluar Kosovën si vend të lirë e demokratik për të gjithë qytetarët.

Në një postim në Twitter ai ka kujtuar se më “2008 Kosova ratifikoi Kushtetutën e vet që thotë se njerëzit ‘janë të vendosur të ndërtojnë një të ardhme të Kosovës si vend i lirë, demokratik e paqedashës e që do të jetë athe për të gjithë qytetarët e vet’. Sot urojmë të gjithë ata që punojnë për t’i kthyer këto fjalë në realitet!”

Njëmbëdhjetë vjet më parë, dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, është ratifikuar Kushtetuta e Kosovës në Kuvend, e cila hyri në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.

Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Pjesa më e madhe e kësaj Kushtetute rrjedh nga plani i ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë. Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.

9 prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë dhe është ditë pushimi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0