Korab Sejdiu konfirmon për Express: Nuk garoj për deputet këto zgjedhje

Korab Sejdiu konfirmon për Express: Nuk garoj për deputet këto zgjedhje

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu ka konfirmuar për Gazetën Express se nuk do të garojë në asnjë listë për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, shkruan Gazeta Express.

Sejdiu i cili ishte pjesë e AKR-së, u shkëput nga grupi parlamentar për të vazhduar si i pavarur në grupin parlamentar të LDK-së në legjislaturën e gjashtë.

Ai në një prononcim për Gazetën Express ka thënë se për arsye personale nuk do ti futet garës për deputet.

“Nuk do të kandidoj për deputet në asnjë listë zgjedhore, për arsye personale, sepse nuk do të mund t’i përkushtohem punës së deputetit 100 për qind”, ka thënë Sejdiu.

Sejdiu ka thënë se ka pasur oferta nga LDK-ja dhe Vetëvendosje për të qenë në listën e tyre për deputetë por që ka vendosur të mos kandidojë.

“Kam pasur ofertë nga LDK-ja dhe Vetëvendosje, i vlerësoj shumë të dy ftesat nga të dy partitë. Por kam vendosur që të mos i futem garës për deputet në këto zgjedhje”, është shprehur Sejdiu.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0