Konfiskohen 1 mijë kilogram mish në Ferizaj

Konfiskohen 1 mijë kilogram mish në Ferizaj

Pas deklarimeve të fundit për mishin e prishur,Inspektorati Komunal në Ferizaj ka konfiskuar afro 1 ton mish dhe nënprodukte të mishit.

Ky aksion u ndërmorr me nismën e kryetarit të komunës, Agim Aliu për rritjen e kontrollit të kushteve higjieno-sanitare në subjektet afariste që operojnë në territorin e Komunës së Ferizajt, thuhet në njoftimin e komunës.

“Sot Inspektorati Komunal me inspektorët e veterinarisë, sanitarisë dhe të tregut kanë zhvilluar një aksion të gjerë në disa subjekte afariste për kontroll sanitare të produkteve, me ç’rast kanë hasur në produkte dhe nënprodukte të mishit të skaduara, prishura dhe dëmtuara”, thuhet në njoftimin për media.

“Me këtë rast, inspektorët komunal kanë konfiskuar një sasi prej afro 1 ton mish, nënprodukte të tij dhe produkte të tjera shtazore të cilat janë konstatuar si të prishura, dëmtuara dhe skaduara”.

“Inspektorët komunal kanë proceduar këtë aksion duke bërë menjëherë asgjësimin e kësaj sasie produktesh dhe për të njëjtat, bazuar në ligjet në fuqi, do të iniciohet procedurë pranë organeve gjyqësore”.

Ky aksion sipas njoftimit do të vazhdohet dhe zgjerohet edhe ditëve në vijim.

Ndërkaq, konfiskime të mishit ka pasur edhe në komuna të tjera.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0