Kompania “Pastrimi” rrezikon të mbyllet nëse Qeveria s’ndërmerr hapa

Kompania “Pastrimi” rrezikon të mbyllet nëse Qeveria s’ndërmerr hapa

Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” kanë protestuar afër objektit të Qeverisë së Kosovës kundër vendimit për mospërfshirjen e tyre në Pakon Emergjente.

Kryeshefi i kompanisë Pastrimi, Burim Kelmendi, deklaroi se nëse Qeveria nuk ndërmerr hapa, atëherë rrezikohet mbyllja e kompanisë dhe humbja e vendeve të punës.

Ai bëri të ditur se dëmi i shkaktuar nga pandemie është 1 milion euro, përfshirë edhe borxhin e qytetarëve.

Kelmendi theksoi se protesta u përmbahet rekomandimeve të IKShP-së. Ai ka thënë se protesta ishte paraparë të mbahej deri në orën 12:00 por është ndërprerë në orën 10:30.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0