Koleksioni artistik i Hotelit Grand do të shitet ose do të vendoset në muze

Koleksioni artistik i Hotelit Grand do të shitet ose do të vendoset në muze

Koleksioni artistik që gjendet në Hotel Grand në kryeqytet do të vendoset në një muze.

Kjo është vetëm ideja e parë e atij që drejton këtë hotel, në Prishtinë.

 Së paku kështu ka thënë Rrahim Fazliu për New York Times, kur ka folur për asetet e Hotel Grand të cilat do të likuidohen, dhe do të gjejnë një përdorim tjetër.

“Hoteli është tani në likuidim ndërsa koleksioni i artit modern do të shitet ose do të shkojë në muze, në mënyrë që të gjendet një pronar i ri” shkruhet në shkrimin e New York Times mbi Grand Hotelin në kryeqytet.

New York Times i ka kushtuar një tekst Hotelit Grand, i cili më nuk mund të radhitet si një hotel me pesë yje. / KultPlus.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0